Termat dhe Kushtet / Kontrata e Sherbimeve

Kushtet e Ofrimit të Shërbimeve

Caku ynë është qe t’ju ofrojmë shërbime cilësore duke u bazuar ne etiket dhe rregullat e përdorimit te shërbimeve te ofruara nga iWinds.
Ne momentin e shfrytëzimit te shërbimeve te ofruara nga iWinds ju i pranoni rregullat dhe kushtet e ofrimit te shërbimeve te ofruara nga iWinds.
Keto rregulla jane subjekt i ndryshimit pa paralajmërim.
Ju lutemi qe te lexoni me kujdese këto kushte dhe rregulla.

1. Regjistrimi Domain Emrin, vazhdimi, transferimi dhe menaxhimi i shërbimit

Ne jemi partner te ndërmarrjeve te akredituara nga ICANN për regjistrimin e domain emrave si .com, .net, .org, .eu dhe tjera.

Regjistrimi

Regjistrimi dhe / ose rinovimi i një emri domaini ju jep një licencë personale për të përdorur emrin e domainit për një periudhë të barabartë me periudhën e regjistrimit. Ne regjistrojmë domain sipas metodës vjen i pari – shërbehesh i pari përveçse kur kërkohet ndryshe nga ICANN ose nga operatoret e domainave. Ne nuk garantojmë disponueshmërinë e çdo emër domaini që ju dëshironi të regjistroni ose rinovoni. Domain emrat e regjistruar ose rinovuar nga ju nuk do te jete efektiv përderisa operatori i domainave nuk e aktualizon WHOIS informacionin dhe DNS te dhënat ne serverët e tij. Sipas rregullave te zbatueshme nga ICANN ne mund te refuzojmë regjistrimin e një domain emri specifik, dhe nëse është regjistruar paraprakisht dhe kërkohet nga ICANN ju kuptoni dhe keni mirëkuptim qe mund te fshihet pa paralajmërim.

Menaxhimi i llogarisë dhe siguria

-Emrat Domain

Emrat domain do te menaxhohen ne një llogari te veçante ku do te kenë mbrojtje 2WA (Autentifikim përmes dy rrugëve) cka garanton nje mbrojtje nga transferi i paautorizuar dhe qe garanton qe DNS ten dhenat do te jene te mbrojura.

-Serveret / pakot hosting

Te dhenat per casje ne servere dhe ose pako hosting do t’ju dërgohen ne email te cilen e keni derguar ne momentin e regjistrimit per abonimin e shërbimeve te ofruara nga ana jone. Ne rast ndërhyrje ne servere per shkaqe teknike iWinds do te tentoj qe te kthej ne normalitet punen e tyre dhe do t’ju ofroj nje raport te detajuara rreth ndehryjes, nese casja e paautorizuar ne server ka ndodhur sepse ju i keni ofruar dikujt fjalëkalimin per casje ne server iWinds nuk mbart pergjegjesi. Sulmet e shkaktuara nga DDoS do te trajtohen me shpejtesi dhe iWinds do te tentoj qe per nje kohe sa me te shkurter te kthej serveret ne funksionim.

Skadimim dhe rinovimi i domain emrit

Mbani shenim të gjitha datat e skadimit të domain emrave tuaj te regjistruar. Kjo është përgjegjësia juaj e vetme për të siguruar që të gjithë domain emrat tuaj te rinovohen dhe vazhdojne funksionimin e tyre adekuat. Ne paraprakisht do t’ju njoftojme permes email-it per skadencen e produkteve te abonuara nga ju. Ju pranoni se ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë pretendim, dëmtim ose humbje që rrjedhin nga çdo dështimi për të rinovuar një domain emer.

Ju kuptoni dhe pranoni se rinovimi i një domain emri i nënshtrohet pagesës së taksave të aplikueshme para datës së skadimit te domain emrit dhe se kjo është përgjegjësia juaj për të siguruar që këto tarifa janë paguar. Nëse ju nuk rinovoni nje domain emër në ose para datës së skadimit të saj, domain emri nuk do të funksionoj me (nuk do te drejtohet ne serverin e hostingut). Domain Emri do të mbahet në llogarinë tuaj në iWinds për njëzet e pesë (25) ditë pas datës së skadimit ("Periudha Skadimit") dhe ju mund të rinovoni domain emrin në çdo kohë gjatë kësaj periudhe duke paguar tarifat e zbatueshme regjistrimit dhe çdo takse tjeter te aplikueshme. Pasi të keni paguar të gjitha taksat e aplikueshme, ne do të rivendosim domain emrin tuaj qe te drejtohet ne serverin hosting qe te funksionoj normalisht.

Ju pranoni dhe pajtoheni që e drejta juaj dhe interesi në një emër domain pushon në fund të skadimit të afatit. Në fund të kësaj periudhe, ne do të fshijme domain emrin nga llogaria juaj dhe do te vendosim në një llogari të mbajtjes për dhjetë (10) ditë ("Hold Periudha"). Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çdo domain emër që ka hyrë në Periudhe mbajtje në dispozicion për regjistrimin e një pale të tretë. Gjatë periudhës së mbajtur, nëse domain nuk është regjistruar nga një palë e tretë, ju mund të kërkoni që të rinovohet domain emri në llogarinë tuaj pa asnjë kosto shtesë përveç tarifës se rinovimit. Megjithatë tarifat e rregulla dhe tarifat për shkaqe te vonesës ne renovim mund te aplikohen per rikthimin e domain emrit ne llogarinë tuaj.

Fshirja, transferimi ose rikthimi gjatë periudhës grace te skadimit

Ne fund te periudhës HOLD ne mund te fshijmë dhe ose transferojmë atë te palët e treta. Ne momentin kur ne e fshijmë domain emrin nga llogaria Hold ajo mbetet ne liste te pritjes për fshirje (redemption period) derisa Operatori i Domain emrit te fshije atë. Gjate kësaj periudhe ju mund te riktheni atë ne llogarinë tuaj por përveç tarifave te zakonshme te rinovimit duhet qe te paguani edhe tarifën e kthimit prej 125 Euro dhe qe ne kete rast mund te aplikohen edhe tarifa tjera shtese. Ne fund te grace periudhes domain emrat marin statusin Delete nuk mund te kthehen me, ne ate rast ato do te jene te disponueshme per regjistrim nga cdo kush per ti regjistruar sipas formes vjen i pari –sherbehesh i pari.

Një domain emër mund te transferohet nga nje përdorues te tjetri, paraprakisht një përdorues qe pret te merr ne posedim domain emrin te transferuar duhet te hape një llogari ne iWinds. Një domain emër mund të transferohet nga iWinds në një operator tjetër në përputhje me rregullat e ICANN sipas Politikave te Transferit ne mes te Operatoreve, të cilat mund të shihen këtu: http://www.icann.org/transfers/. Ju pajtoheni me rregullat qe një domain emër nuk mund te transferohet 60 dite pas regjistrimit ose rinovimit nga iWinds ose te iWinds dhe ose ne mes te operatoreve te tjerë.

2. Tarifat e Sherbimeve

Te gjitha tarifat duhet te paguhen vetëm ne EURO dhe nuk pranohen ne asnjë valute tjetër. Metodat e pagesave do te përcaktohen ne faturën e dërguar nga ana e iWinds. Çmimet janë subjekt ndryshimi pa paralajmërim, megjithatë tarifa e shërbimit te abonuar nuk do te ndryshoj deri ne skadimin e saj edhe nëse çmimet e shërbimeve ndryshojnë.

3. Etika e Përdorimit te shërbimeve

Ju pranoni qe shërbimet e ofruara nga ana jone do te perdoren vetem per qellime biznesi, informative dhe personale konform ligjeve aktuale ne fuqi dhe qe shebimet tona te ofruara nuk do te perdoren per keto qellime:

- Permbajtja e publikuar nga ana juaj nuk do te demtoj femijet minorene
- Permbajtja e publikuar nga ana juaj nuk do te perhape racizëm dhe nuk do te nxise urrejtje nderetnike, nderfetare dhe ose nuk do te reflektoj negativisht ne publik.
- Permbajtja e publikuar nga ana juaj nuk do te dergoj SPAM emaila dhe nuk do te perdoret per qellime ilegale.
- Permbajtja e publikuar nga ana juaj nuk do te reklamoj produkte, barna / ilace te cilat jane te ndaluara me ligj sipas ligjeve lokale dhe ose ndekombetare.
- Permbajtja e publikuar nga ana juaj nuk do te perodret per qellime mashtrimi dhe demtimi te paleve te treta.
- Ju nuk do te regjistroni nje domain emer e cila reflekton me nje marke tregtare nderkombetare te regjistruar ne Kosove dhe ose jashte saje, ne raste te tilla nevojitet autorizim me shkrim deshtimi per te paraqitur nje autorizim me shkrim do te cilësohet si shkelje e këtij rregulli.

Nëse ju jeni ne kundërshtim me këto rregulla ne kemi te drejte qe te suspendojmë shërbimet e ofruara dhe nëse kërkohet nga organet e rendit qe t’ju ofrojmë detajet tuaja te kontaktit ne do ti bëjmë publike ato. Ne raste kur nga ICANN kërkohet qe nje domain emer eshte kunder rregullave te regjistrimit dhe ose nje Ndermarrje ka kërkuar qe ky domen emer mos te keqperdort ne para trakisht do t’ju kontaktojme juve rreth kontestit, ne rast se deshtoni te përgjigjeni ne afatin e caktuar ne do te llogarisim qe ju keni hequr dore nga shërbimi dhe do te transferojme ose suspendojme domain emrin tuaj.

4. Garancite e shërbimeve

Ne momentin e abonimit te shërbimit ose shërbimeve ne do t’ju kontaktojme ne lidhje me obligimet tuaja financiare duke ju derguar faturen e shërbimeve, do t’ju caktohet nje afat qe bernda tij te paguhen detyrimet per shërbimet e abonuara, ne momentin pageses se detyrimeve ne jemi te obliguar qe ne nje afat prej 5 deri 24 ore t’ju ofrojme te gjitha shërbimet e abonuara. Deshtimi per te paguar nuk eshte ne pergjegjesine tone, ne megjithatë do t’ju kontaktojme edhe dy here te tjera pas njoftimit te pare nese edhe pas tre njoftimeve deshtoni ne pagesen e detyrimeve ne do te llogarisim qe keni hequr dore nga shërbimet dhe duhet te aplikoni nga fillimi nese deshironi qe te abononi shërbimet e ofruara nga iWinds.

Ne rast te shekputjes se kontrates para skadimit te afatit iWinds nuk rimburson per kohen e mbetur, ne fakt shërbimet e abonuara nga ana e klientit llogariten per nje afat 1 vjecar dhe qe para këtij afatit edhe nese shkeputet kontrata dhe ose klienti transferon shërbimet te nje operator tjeter iWinds nuk do te refundoj per kohen e mbetur. Ne rastin e paraqitjes se problemeve teknike iWinds do te ndërhyj per te rikthyer sa me shpejt ne sherbim te gjithe sistemin. Ne raste iWinds mirëmban serveret dhe ka raste kur do te kete ndërprerje te shërbimeve per nje kohe disa minuteshe dhe ose disa oreshe por iWinds do te njoftoj me kohe te gjithe klientet per veprimet qe do te ndërmerren.

5. Lista e Cmimeve

Lista e cmimeve te shërbimeve do te publikohet ne baza te rregullta, garantojme qe nuk do te kete tarifa te fshehta dhe qe ju do te paguani vetem ate qe e lexoni ne listen e cmimeve dhe ose ne formen e porosise.

6. Te drejtat e klientit

Klienti ka te drejte për marrjen e shërbimit ashtu siç e ka abonuar, dështimi për te përmbushur kërkesën e klientit nga ana e iWinds pa ndonjë shpjegim rasti behet subjekt i refundimit nga ana e iWinds dhe klienti do ti kthehet shuma e paguar për abonim. Klienti ka te drejte te kontaktoj përmes telefoni sipas orarit te punës se iWinds dhe përmes email-it 24 ore ne dite per te kërkuar ndihme teknike dhe ose shpjegime tjera rreth shërbimeve. iWinds obligohet qe ne afatin sa me te shkurtër klientit t’i kthej përgjigje rreth problemeve teknike te klientit.

Përmbyllje

Kjo kontrate nënkupton marrëveshje per shërbime ne mes te klientit dhe iWinds, keto kushte i shfuqizojnë te gjitha marrëveshjet paraprake te lidhura ne mes te klientit dhe iWinds.

Disa nga domain emrat te cilat mbartin kodet e shteteve si p.sh. .de, co.uk, .ch etj. Kane politika tjera te regjistrimit, ne momentin e kerkeses suaj per regjistrim ne do t’ju informojme me kohe rrth atyre kushteve te veçanta.

Keto rregulla / kjo kontrate hyn ne fuqi ne momentin e publikimit ne iwinds.net.